Health & Beauty

Disa mënyra për të larguar energjinë negative nga shtëpia

Të gjithë kemi ëndrra të cilat dëshirojmë t’i realizojmë sa më shpejt. Por ne harrojmë që nëse energjia jonë nuk është pozitive drejt konkretizimit, dëshirat tona nuk kanë shanc të realizohen. Kjo mund të jetë frustruese dhe mund të shndërrohet në një pengesë të vazhdueshme.

Ka disa mënyra të shkëlqyera për ta kthyer energjinë nga ana jonë.

Bëni më shumë nga ato që doni!

Është e lehtë të thuhet se ne jemi ‘të lumtur’, por a jeni duke jetuar me ndershmëri një jetë autentike dhe duke i shërbyer qëllimit tuaj më të lartë? A ju sjell gëzim punën tuaj?

A keni nevojë për të marrë më shumë kohë nga puna për të bërë më shumë aktivitete që do të rrisin nivelin tuaj të lumturisë?

Duke bërë më shumë nga ato që ju pëlqen, jo do të jeni në përputhje me manifestimet tuaja, pra do ta vlerësoni jetën më shumë dhe do ta ngrini automatikisht dridhjen tuaj. Arsyeja pse bëheni të lumtur nga veprat është se ne bëjmë gjërat që na pëlqejnë dhe kështu përmbushim vetën

A jeni sa duhet mirënjohës?

Fillojeni ditën tuaj me mirënjohje. Është gjithashtu një përforcues i menjëhershëm i dridhjeve kur ke një ditë të keqe ose ndjen se nuk je në linjë me manifestimet e tua.

Vendosni objektiva

Deklarimet janë mënyra më e fuqishme për të manifestuar dhe krijuar realitetin tuaj. përdorni afirmimet për të rritur dridhjet e mia çdo ditë duke i përsëritur ato në pasqyrë. ‘Unë jam i fortë. Unë s’kam frikë, dhe meritoj dashuri.

Duke pohuar thënie të fuqishme dhe pozitive çdo ditë për veten, ju do të besoni më shumë, gjithashtu do të motivoni veten, do të tërhiqni dëshirat tuaja shumë më shpejt, si dhe do të rritni energjinë tuaj në nivele pozitive të reja.

Kristalët

Mbani kristale në shtëpi. Ka shumë zgjedhje nga ato që simbolizojnë emocionet, dashurinë, suksesin, paratë e të tjera. Është e rëndësishme që të pastroni kristalet tuaja të paktën një herë në muaj. Për pastrimin e tyre thjeshtë përdorni ujë dhe lërini të thahen.

Meditoni

Me meditim gjithashtu, mund të rrisësh menjëherë vibrimet tuaja. Provoni të meditoni një herë në ditë nëse mundeni për rreth 15 minuta. Në këtë kohë përqendrohuni tek mirënjohja dhe do të hetoni menjëherë një përmbushje tek vetja.

Kur marrim kohë nga oraret tona të zëna dhe lejojmë vetes kohë për të punuar në vetë-zhvillim, bëhet më e lehtë që shpejt të kthehemi në një dridhje të lartë dhe të tërheqim manifestimet tona.

Llampat e kripës së Himalajës

Jo vetëm që llampat e kripës “Himalayan: pastrojnë ajrin,por këto llamba sjellin përfitime të shumta shëndetësore, me këtë rast edhe shumë pozitivitet. Këto llampa gjithashtu zvogëlojnë simptomat e kollitjes dhe astmës që do të thotë se mund të sjellin përfitime për të gjithë familjen.

Gjithashtu një llambë e tillë heq energjinë negative kur ndizet dhe neutralizon rrezatimin elektromagnetik që vjen nga telefonat mobil, televizionet, kompjuterët e të tjera.

Hidhni gjëra që ju kujtojnë negativitet nga e kaluara

Ne të gjithë jemi fajtorë që mbajmë gjëra nga e kaluara jonë e hidhur. Ato mund të jenë foto, objekte apo edhe emocione, është e rëndësishme të liroheni. Lirohuni nga të gjitha këto duke përdorur temjan.

Nëse keni ndonjë objekt që nuk të sjell gëzim, largojeni atë ose e dhurojeni për bamirësi për të ndihmuar dikë tjetër.

Hapni dritaret, vendosni lule dhe ndizni qirinj për energji pozitive

Është me të vërtetë e rëndësishme që të lini sa më shumë natyrë në shtëpinë tuaj. Shtëpia momentalisht mund të jetë një vend që ju sjellë negativitet por me pak mund ju mund ta shndërroni shtëpinë tuaj në vendin më pozitiv në botë.

Bëjeni këtë fillimisht duke hapur dritaret më shpesh dhe duke lënë ajrin e pastër të depërtoj në dhomën tuaj, blini lule shtëpiake që sjellin pozitivitet. Çdo ditë ndizni qirinj për të mbushur shtëpinë tuaj me energji pozitive si dhe digjni temjan që po ashtu ndihmon në vibrimet e juaja.

Të bësh këto praktika të vogla çdo ditë do të thotë të futesh në një rutinë pozitive dhe do të thotë që menjëherë e di se si të kthehesh në një dridhje më të lartë kur të ndihesh poshtë.

Mos ftoni njerëz toksikë në shtëpinë tuaj

Ndonjëherë kjo mund të jetë e pamundur për shkak të anëtarëve negativ të familjes ose miqve. Këshilla jonë është që të shkosh ti në shtëpitë e tyre ose të takohesh në një hapësirë ​​publike, në këtë mënyrë ata nuk mund të thithin të gjithë energjinë pozitive që keni ndërtuar në shtëpinë tuaj.

Pastroni gjithë atë rrëmujë

Ju duhet të keni vullnet për të mbajtur të pastër dhe në rend gjithmonë shtëpinë tuaj, jo vetëm në praverë. Mbajtja në rrëmujë në shtëpinë tuaj është thjesht toksike dhe do të rrënojë mendjen tuaj në kthim kah pozitiviteti.

Bëni një përpjekje të veçantë për të pastruar sipërfaqet dhe për të lejuar më shumë dritë në shtëpinë tuaj, kjo mund të bëjë të gjitha ndryshimet dhe menjëherë do t’ju bëjë më të lehtë dhe më pozitiv.

Vendosni fotografi dhe objekte që ju kujtojnë momente të lumtura

Kush nuk ka dashuri duke parë fotot nga ato net të lumtura me miqtë tuaj apo udhëtimin tuaj të fundit jashtë vendit? Bëni një përpjekje të veçantë për t’i vënë këto kujtime të lumtura dhe pozitive në shtëpinë tuaj për t’ju çuar në çast dhe për të rritur virbrimin tuaj.