Fashion

Disa nga gjërat esenciale që çdo mashkull duhet t’i ketë gjatë verës!

Kur është ftohtë, e tëra çfarë ju duhet të bëni është të hidhni një pallto të mirë mbi supe dhe mund të transformoni gjithçka që vishni në diçka me stil. Në kushtet e një moti të nxehtë, do të thotë që ju jeni më të ekspozuar. Përpilimi i një gardërobë verore të kuruar mirë është qëllimi që duhet t’i vendosni vetes. Meshkuj, me ju e kemi! Njihuni me disa gjëra thelbësore që duhet t’i keni me patjetër në muajt e verës:

1.Bluza

Diçka që ndoshta nuk e dini, vijat e trasha në bluze u përdorën për herë të parë për të nënkuptuar të dëbuarit, endacakët ose të burgosurit. Ishte mënyra më e lehtë për të bërë një model që edhe analfabeti mund ta shihte dhe të thonte: “Hej, ky është një djalë i keq!” Kohët kanë ndryshuar dhe tani një T-shirt me vija të trasha, siç është kjo nga “The Real McCoy’s”, është një pjesë e panegociueshme e gardërobës verore të një burri me stil.

2. Kapele dielli

Ndryshoni pamjen tuaj, pra, kjo kapele nga Fendi ka një logo të qëndisur në anën ngjyrë bezhë dhe e gjithë gjëja është e ndërtuar me një xhep me zinxhir në të cilin mund të paloset.

3.Pantallona të shkurtra

Këto pantallona të shkurtra organike me pambuk, të gjera nga Auralee do t’ju mbajnë të freskët këtë sezon, kudo që të shkoni.

4.Xhaketë sportive

I përshtatur nga pambuku me elastan të shtuar, kjo është një xhaketë për të gjitha stinët. Në të vërtetë, ngjyra do t’ju çojë nga vera në vjeshtë me lehtësi. Besojini ‘Bogliolit’ për këtë!

5.Xhaketë xhins

Ne e duam një xhaketë xhinsi padyshim dhe ky version nga YMC bën diferencën. Jaka e saj e stilit kimono dhe xhepat e pjerrët ofrojnë një pikë dallimi të dukshëm.

6. Shapka

Bëni një kalim pranë pishinës me këto shapka gome të ndritshme nga Bottega Veneta. Tërheqja e vërtetë është ngjyra që kërkon vëmendjen dhe do t’i bëjë të tjerët të ‘gjelbër’ nga zilia.

7. Çantat e mëdha

Një çantë e bollshme, e madhe është një gjë e dobishme për t’u pasur gjatë muajve të verës. I madh sa për të mbajtur gjërat e domosdoshme të motit të ngrohtë, të tilla si një shishe uji, SPF-ja juaj e besueshme dhe dezinfektuesi i duarve, ky shembull nga “KAPITAL”, nuk mund të mos ju ndriçojë ditën.

8. Syzet

Duhet të mendoni pak për zgjedhjen e syzeve të diellit. Ato duhet të përshtaten me një sërë rastesh, por të përputhen më shumë me pjesën më të madhe të veshjeve tuaja.  Një palë syze nga “Jacques Marie Mage” do të kënaqin shumicën e formave të fytyrës.

9. Peshqir plazhi

Mëshirë për njeriun që shkon në plazh pa një peshqir të mirë. Nëse keni  zgjedhur një peshqir nga “Frescobol Carioca” ose pritet të zgjidhni një të tillë, një bravo e madhe!

10. SPF

Nuk është sekret se kremi më i rëndësishëm në dollapin tuaj të banjës është ai që ndalon diellin nga plakja e lëkurës tuaj, kështu që rezervoni. Ia vlen të aplikoni këto gjëra gjatë gjithë vitit, kështu që nuk ka justifikim.

11.Pantallona të shkurtra noti

Këto pantallona të shkurtra noti me gjatësi të mesme nga Hartford janë të garantuara për t’jua bërë pushimet më ekzotike!