Bota

Disa postime në Twitter do të bëhen me pagesë!

Postimet me përmbajtje ekskluzive në Twitter do të bëhen me pagesë. Risia quhet “Super Followers”  apo “Super Ndjekës” e sipas rrjetit social, “ndjekësit duhet të paguajnë tarifë mujore për të hyrë në përmbajtjen e caktuar”.

Vazhdimisht, Twitter-i ka qenë nën presion nga investitorët për të gjetur mënyra shtesë që të fitojë para’ nga platforma, e cila ka disa miliona përdorues në botë. Gjithashtu, ky zhvillim vjen në kohën kur për të përfituar, ndikuesit në internet kanë dalë në platforma të reja, si Patreon, Substack e OnlyFans.

Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, ishte deklarata e Twitter-it . Aksionet e Twitter-it nuk kanë qenë konkurruese në teknologji, gjatë shtatë vjetëve të fundit.