Food & Drink Health & Beauty

Disa receta të thjeshta gatimi për njerëzit që nuk kanë kohë të konsumojnë mëngjesin!

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe shumë prej nesh, shpesh herë e anashkalojmë. Një nga arsyet më të përmendura është koha e kufizuar. Veçanërisht gratë kanë më shumë gjasa të mos e konsumojnë vaktin e tyre të mëngjesit sepse nxitojnë për të dalë nga shtëpia. Për të mos e humbur kurrë mëngjesin dhe për të pasur një ditë sa më produktive, ne ju njohim me disa receta të thjeshta dhe plot shije, të cilat mund t’i përgatisni në më pak se 10 minuta.

1-Tost me rikota, dardhë dhe bajame

Tosti i mbushur me ushqime të shijshme është një mënyrë e shkëlqyeshme për të nisur ditën, sado angazhime të keni gjatë ditës. Padyshim që mund të konsumoni edhe tostin klasik me avokado dhe vezë, ose ‘french’ tost. Por ne ju sjellim një tjetër ide, tost me rikota, dardhë dhe bajame. Gjithashtu, mund të provoni tostin me krem filadelfia, kërpudha, domate dhe kungulleshka.

2- Kos me pjepër, fara Chia dhe bajame

Ky mëngjes jo vetëm që është shumë i lehtë dhe i shëndetshëm, por gjithashtu ju mban të ngopur për disa orë. Hidhni së bashku pak kos të thjeshtë grek me yndyrë të plotë, shtoni pak mjaltë, bajame dhe fara Chia. Ky vakt përgatitet për më pak se 5 minuta dhe mund t’i shtoni çfarë të dëshironi.

3- Smoothie me çokollatë, kokos dhe banane

Po po, e lexuat mirë. Mund të konsumoni çokollatë që në mëngjes. Thjesht hidhni të gjithë përbërësit në një blender dhe përfitoni këtë masë kremoze për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm.

4- Smoothie ‘Matcha’

Kjo pije me plot vlera ushyese, përmban më shumë sesa thjesht matcha të pasur me kafeinë dhe që rrit përqendrimin. Këtë smoothie mund ta përgatisni me banane të pasura me kalium, spinaq të pasur me vitamina dhe fara kërpi për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

5- Smoothie me mango dhe karrota

Kjo ngjyrë portokalli e ndezur garanton një fillim të mbarë të ditës suaj. Kombinimi unik i mangos dhe karrotave është i pasur me beta-karoten dhe vitaminë C. I përzier me një bazë kremoze të kosit të thjeshtë grek, mjaltë dhe kanellë, thjesht hidhni të gjithë përbërësit në një blender dhe shijoni këtë smoothie me plot vlera ushqyese.