Sport

DISIPLINA/ Asgjë për incidentet në derbi, shpërndahen pezullime pa fund te amatorët!

Incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani të kësaj mesjave, nuk kanë qenë objektiv i mbledhjes së Komisionit të Disiplinës që u zhvillua dje. Me sa duket, komisioni i FSHF-së nuk ka pasur kohën e nevojshëm për të shqyrtuar relacionin, ndaj ngjarjet e kësaj ndeshje në stadiumin “Air Albania”, janë shtyrë për një tjetër datë.

Ndërkohë, nuk kanë munguar dënimet në seri për shumë ngjarje e incidente në futbollin e moshave apo në kategoritë e ulëta.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 18.05.2023

Lojtari i K.F Teuta U21 Rigel Tepshi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Dinamo U19, Oresti Kasmollari për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Dinamo U19, Brajan Lenja për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese dhe xheste anti sportive, në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Dinamo U19, Gazment Xhepa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Dinamo U19, Lisandër Zhupa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Skënderbeu U19 Rei Dalipi për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Apolonia U19 Enea Borova për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Teuta U19 Devit Demircani për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Naftëtarit Eltjon Gjolika, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Veleçikut Ditmir Ujkaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 47/1/e) dhe 48/1/a) të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Veleçikut Redmir Lopci, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Butrintit, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Partizani U15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në kundërshtim me Nenin 40.4 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të Nenit 30 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë kundër Internacional U15 me rezultatin 3-0.

Pranimin e kërkesës së Labëria F.C për pezullimin me kusht të pjesës së mbetur të dënimit për zyrtarin Dritan Resuli. Në bazë të Nenit 32/4 të KDS zyrtari vendoset në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Çeljen e hetimit disiplinor për ngjarjet në përfundim të ndeshjes Apollonia (F) kundër Vllaznia (F).

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë U15 Dinamo kundër Studenti.