Sport

Disiplina e ashpër ndaj Tiranës para derbit, e pëson edhe Skënderbeu!

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit të aktivitetit. Futbollisti i Tiranës, Behiratche është pezulluar me pesë ndeshje, teksa nuk do luajë më këtë sezon. Para derbit me Partizanin (17 maj 18:30), Disiplina “i ka hequr” futbollistin e rëndësishëm Orges Shehit. Dënim me gjobë edhe për Erzenin dhe Skënderbeun, teksa ka pezullime masive te moshat dhe kategoritë e tjera. “Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet”, thuhet në vendimin e Disiplinës.

Vendimet e plota:

Tirana – Partizani në mesjavë, dalin në shitje biletat e derbit (ÇMIMET)
KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Valbona FK, Endri Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Sopoti, Mateus Levendi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Sopoti, Kevin Myslimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Bozra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Naftëtari, Andreino Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shenkollit, Devi Perlesi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Memaliaj, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të nenit 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i SH.S PEPA U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Vora FK U-19, Elio Sulaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Kukësi U-17, Ermal Syla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Lushnja U-15, Igli Mebelli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Besa U-15, Lulzim Cani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Rinia EL U-17, Enkele Lika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Spartak Hackavija, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Tirana Futsal, Florian Gjoni, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari Futsal, Xhulio Taka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari Futsal, Karlo Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Flamurtari Futsal, Mario Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i IMMI, FSHF Sunday League, Erjon Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF.
Roamel FT, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League, kundër Nova Team, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Spartaku, Endri Dahriu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.