Bota

Disney censuron”Peter Pan-in”, “Dumbo-n” dhe “Macet aristokrate” për fëmijët!

Godet sërish “cancel culture”, termi i zgjedhur nga skeptikët që kundërshtojnë moralin e rremë. Tashmë, subjekt censure bëhen tre filma për fëmijë: “Peter Pan”, “Dumbo” dhe “Macet aristokrate”. Disney ua ndalon 7-vjeçarëve t’i shohin për shkak se “përshpejtojnë stereotipet, si dhe mesazhet e dëmshme e raciste”.

“Dumbon” e penalizojnë vargjet e një kënge fyese ndaj skllevërve afro-amerikanë të cilët punojnë në plantacione. Për “Peter Pan” thuhet se denigron amerikanët vendas duke i cilësuar “lëkurëkuq”, fjalë e evidentuar si “ofenduese”.

Sa i përket “Maceve aristokrate”, duket se problemin e kanë në ofendimin e aziatikëve me karikaturën Shun Gon, siamezit me dhëmbë të pjerrët, sy bajame e shkopinj.