Bota

Dita Botërore e Ujit, OKB ngre alarmin: Njerëzimi është në rrezik, shkak ndryshimet klimaterike dhe konsumi pa kriter!

Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin se njerëzimi është në rrezik për shkak të zndryshimeve klimaterike dhe konsumit pa kriter.

Në raportin e fundit, OKB-ja vë në pah kërcënimin për një krizë të pashmangshme për ujë në vitet në vijim, pasi mungesa e tij është duke u përkeqësuar.

Sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres “bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”.

Studimi tregon se rreth dy miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të besueshme sanitare.

“Mungesa e ujit po bëhet endemike”, thuhet në raport, i cili vë në dukje se përdorimi global i ujit është rritur me rreth 1% çdo vit, gjatë 40 viteve të fundit dhe pritet të ruajë ritme të ngjashme deri në vitin 2050.