Sport

Dita e 10-të e Euro 2020, pikët e kombinimet!

Euro 2020 sot hyn në ditën e dhjetë dhe skuadrat po luftojnë për të qenë mes 16 të kualifikuarave. Italia, Belgjika e Holanda janë të qeta pasi siguruan kualifikimin për të vijuar rrugëtimin drejt Wembley-t, më 11 korrik.

Por si paraqitet gjendja e pikëve për pjesëmarrësit? Po kombinimet e mundshme?

GRUPI A

Renditja:

Italia 6 pikë (e kualifikuar)
Uellsi 4 pikë
Zvicra 1 pikë
Turqia 0 pikë

Mbetet të luhen (sot ora 18:00)

Zvicër-Turqi
Itali-Uells

Kombinimet:

Italia është kualifikuar dhe i mjafton një barazim me Uellsin për ta mbyllur në vendin e parë.

Uellsi do të përfundojë mes dy të parëve të grupit nëse barazon ose në rast se Zvicra nuk mund Turqinë.
Zvicra ende ka shanse të jetë mes dy të parave por nëse fiton e Uellsi humbet. Ndërkaq do të eliminohet nëse humbet me Turqinë.
Turqia nuk mund të jetë mes dy të parave: për vendin e tretë në grup, duhet të fitojë me Zvicrën.

GRUPI B

Renditja:

Belgjika 6 pikë (e kualifikuar)
Rusia 3 pikë
Finlanda 3 pikë
Danimarka 0 pikë

Mbetet të luhen:

Rusi-Danimarkë
Finlandë-Belgjikë

Kombinimet:

Me 6 pikë, Belgjika e kualifikuar është e qetë. Rusisë i duhet fitore ose barazim nëse Finlanda nuk mund Belgjikën.
Finlanda kalon në fazën tjetër me fitore apo barazim nëse Rusia humbet me Danimarkën.
Danimarka do të jetë mes dy të parave në rast se fiton me Rusinë dhe Finlanda humbet me Belgjikën.

GRUPI C

Renditja:

Holanda 6 pikë (e kualifikuar si e para)
Ukraina 3 pikë
Austria 3 pikë
Maqedonia e Veriut 0 pikë

Për t’u luajtur:

Maqedonia e Veriut-Holandë
Ukrainë-Austri

Kombinimet:

Holanda është kualifikuar.
Ukraina do të renditet e dyta me fitore apo barazim.
Austria duhet të fitojë ndaj Ukrainës për të përfunduar e dyta.
Maqedonia e Veriut u eliminua.

GRUPI D

Renditja:

Republika Çeke 4 pikë
Anglia 4 pikë
Kroacia 1 pikë
Skocia 1 pikë

Do të luhen:

Kroaci-Skoci
Republika Çeke-Angli

Kombinimet:

Çekia kalon e para nëse shmang humbjen me Anglinë. Do të jetë e dyta në rast humbjeje dhe Skocia fiton me Kroacinë. Çekët rrezikojnë të përfundojnë të tretët vetëm nëse ata humbasin e Kroacia fiton.
Anglia shkon në fazën tjetër me një barazim nëse Skocia nuk fiton. Po të fitojë me Çekinë do të jetë e para dhe zbret e treta nëse humb e Skocia fiton bindshëm.
Kroacia duhet të fitojë që të mbetet në garë, si e treta më e mirë.
Skocia është e detyruar të fitojë që të paktën të renditet e treta.

GRUPI E

Renditja:

Suedia 4 pikë
Sllovakia 3 pikë
Spanja 2 pikë
Polonia 1 pikë

Për t’u luajtur:

Sllovaki-Spanjë
Suedi-Poloni

Kombinimet:

Suedia kualifikohet nëse nuk humb me Poloninë. Nëse Suedia nuk fiton e Sllovaki-Spanjë përfundojnë në barazim, Suedia, Sllovakia e Polonia do të ndajnë tre vendet e para bazuar në rezultatet e përballjeve direkte. Në rast se Suedia humbet do të përfundojë e treta.
Sllovakia kualifikohet nëse mund Spanjën e po ashtu në rast se barazon dhe Suedia nuk humb.
Spanja kualifikohet po të fitojë me Sllovakinë. Në rast barazimi do të jetë e treta, me përjashtim të një suksesi të Polonisë.
Polonia do të kualifikohet e dyta po të fitojë e nëse Sllovaki-Spanjë nuk mbyllen barazim.

GRUPI F

Renditja:

Franca 4 pikë
Gjermania 3 pikë
Portugalia 3 pikë
Hungaria 1 pikë

Për t’u luajtur:

Portugali-Francë
Gjermani-Hungari

Kombinimet:

Franca kualifikohet nëse fiton me Portugalinë ose në rast se Gjermani-Hungari përfundojnë barazim. Vendin e parë e siguron duke fituar apo barazuar në rast se Gjermania nuk e mund Hungarinë. Nëse Franca humbet e Hungaria fiton, vendi i dytë mbetet të përcaktohet.
Gjermania kualifikohet me fitore ose barazim nëse Franca nuk humbet. Por majën do ta arrinte në rast se francezët nuk fitojnë. Gjermanët do të përfundonin të tretët nëse barazojnë e Franca humb.
Portugalia kualifikohet me fitore apo barazim po të humbasë Gjermania.
Në rast fitoreje, Hungaria do të ishte e dyta por në këtë rast, Portugalia duhet të humbasë.