Aktualitet

Dita e fundit e javës, njihuni me parashikimin e motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore e të thata.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri në të pasdites priten alternime vranësirash deri mesatare kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore, në lindje e juglindje të territorit e ku në orët e mesditës deri pasdite vonë do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
22/34
Diell re

Kukës
13/32
Diell re shi

Lezhë
17/34
Diell re

Dibër
15/34
Diell re shi

Durrës
22/38
Diell

Tiranë
23/37
Diell pak re

Elbasan
21/40
Diell pak re

Berat
15/38
Diell re shi

Vlorë
22/37
Diell re shi

Korçë
17/35
Diell re shi

Gjirokastër
16/39
Diell re shi

Sarandë
21/35
Diell pak re