Celebrities Film & Tv

Dita juaj nuk mund të niste më bukur! Zbulohet data e publikimit të sezonit të dytë të “Emily in Paris”!

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit “Emily in Paris”. Sezoni i dytë do të rikthehet më shpejt nga sa mendonit. Përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter, Netflix publikoi një trailer nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë pjesë vazhduese.

Në “Emily in Paris”, Lily Collins udhëton në Paris për të ndihmuar në ofrimin e një perspektive amerikane në një firmë marketingu, ‘Savoir’. Sezoni i dytë i serialit do të publikohet më 22 dhjetor të këtij viti. Tani që e morët vesh datën, nuk ju pritet apo jo?!

Ndërkaq, “Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët.

“Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.

Rikujtojmë, se së fundmi është zbuluar se aktorja e njohur Lily Collins është martuar me të fejuarin e saj, regjisorin Charlie McDowell, në një ceremoni private në Dunton Hot Springs, Colorado. Ylli i “Emily In Paris” dhe vajza e rokerit Phil Collins, e ndanë lajmin e lumtur në rrjetin social Instagram me një fotografi mahnitëse nga dita e madhe, me të e cila shkëlqente.