Health & Beauty Lifestyle

Dita Ndërkombëtare e Ecjes, “përqafoni” sa më shumë natyrën!

Data 15 tetor është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë. Qëllimi i kësaj dite bazohet tek ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv. Ecja në natyrë është shndërruar në një sport të admirueshëm, ndërsa nuk janë të paktë personat të cilat sfidojnë veten në ngjitjet në natyrë.

Ndërkaq, ne ju rikujtojmë se vetëm pak ditë na ndajnë nga ‘Maratona e Tiranës’, e cila do të zhvillohet me datë 17 Tetor. Për të pestin vit radhazi ky do të jetë një nga eventet më të mëdhenj sportiv dhe më promovues për qytetin e bukur të Tiranës, përpos një maratone në të cilën do të marrin pjesë mbi 2500 garues nga 40 vende të ndryshme të botës.

Ky është një event i cili tashmë është kthyer në traditë dhe çdo vit vjen me risi të reja dhe e gjitha kjo falë Bashkisë së Tiranës. Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka certifikuar për herë të parë Tiranën si organizatore profesioniste të maratonës së 17 tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash.

Rikujtojmë gjithashtu se shumë nga rrugët do të bllokohen gjatë ditës së dielë. Kliko këtu për t’u njohur me kufizimet e qarkullimit dhe zhvendosjen apo devijimet e intinerareve që do të bëjnë automjetet dhe linjat urbane.