Celebrities Gossip Showbiz

Ditë e veçantë për vogëlushin e saj, Afërdita Dreshaj emocionon me fjalët për Sky!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe ditën e sotme ku teksa vogëlushi i saj bën plot 16 muaj jetë, modelja e ka uruar me fjalët më të bukura me anë të një Instastory.

Gëzuar 16 muaj jetë bota ime! Të dua kaq shumë! 

Para pak ditësh me anë të disa Instastory-ve, Afërdita na emocionoi me të vërtetë shumë. Teksa, modelja na tregoi se do të udhëtojë disa ditë për në Gjermani dhe do të qëndrojë larg djalit të saj, vogëlushi shfaqej duke i tërhequr mamasë së tij valixhen për ta ndihmuar.

E teksa, vazhdojnë të qëndrojnë ende ‘të ndarë’, duket se Sky e ka marrë malli për prindërit e tij dhe me video-n më të fundit të postuar, Afërdita na ka prekur me të vërtetë, teksa tregon të birin me fotografinë e tyre në dorë duke e prekur pasi e ka marrë malli për prindërit e tij.