Celebrities

Ditë zie për Tom Ford-in, njeriu i tij i shtrenjtë ndahet nga jeta!

Richard Buckley, një gazetar i modës karriera e të cilit filloi në ‘New York Magazine’ në vitin 1979 dhe vazhdoi më pas në ‘Women’s Wear Daily’, ‘Vanity Fair’, ‘Mirabella’ dhe ‘Vogue Hommes International’ është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Me trishtimin më të madh Tom Ford njofton vdekjen e burrit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley dhe u shpreh se ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në prani të tij dhe djalit të tyre Jack. Ai vdiq nga shkaqe natyrore. Richard gjithashtu i është nënshtruar një operacioni për kancerin në fyt në vitin 1989.

Buckley lindi në Binghamton të Nju Jorkut dhe u rrit në SHBA, Francë dhe Gjermani. Ai ndoqi Universitetin e Maryland në Mynih. Gjatë viteve të tij të shumta në gazeta dhe revista, redaktorët e tij përfshinin John B. Fairchild, Tina Brown dhe Grace Mirabella, derisa ai u emërua kryeredaktor i ‘Vogue Hommes International’ në vitin 1999.

Ford fillimisht u takua me Buckley në vitin 1986 në një shfaqje të modës në Nju Jork dhe ata më pas ata u martuan në vitin 2014 menjëherë pasi martesa e të njëjtës gjini u lejua në Shtetet e Bashkuara.

Ylli Tom Ford ka qenë i pranishëm për herë të fundit në ‘Met Gala 2021’ me 13 shtator ku u fotografua së bashku me Adam Mosseri, Billie Eilish, Amanda Gorman, Anna Wintour, Timothée Chalamet dhe Naomi Osaka të cilët ishin të gjithë të ftuarit e nderit.

Kujtojmë gjithashtu se ai ka lançuar edhe markën e tij luksoze po me të njëjtin emër në vitin 2005, pasi kishte shërbyer më parë si drejtor krijues në markën prestigjoze ‘Gucci’ dhe ‘Yves Saint Laurent’. Tom ka marrë një vlerësim për shkrimin, prodhimin dhe drejtimin e dramës në vitin 2009 ‘A Single Man’  dhe për thrillerin psikologjik të vitit 2016 ‘Nocturnal Animals’.

Nëse doni të dini më shumë rreth jetës së stilistit të famshëm klikoni në këtë link.