Aktualitet

Ditëlindja e PS, të ftuarit mblidhen në selinë rozë!

Socialistët janë mbledhur këtë pasdite jashtë ambienteve të selisë rozë për të festuar 31-vjetorin e krijimit të partisë.

Themelues dhe kontributor të partisë më të madhe në vend janë grumbulluar në oborrin e selisë, aty ku janë mirëpritur nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Erjon Veliaj, deputetët Etien Xhafaj dhe Blerina Gjylametaj.

Ftesës u është përgjigjur dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi të pranishëm janë Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari.

Në 12 qershor 1991, Partia e Punës vendosi t’i përshtatej kohës së re, duke ndryshuar emër per t’u ndarë nga e kaluara. Lindi Partia Socialiste e Shqipërisë, me kryetar Fatos Nanon.