Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Para pak ditësh moderatorja festoi ditëlindjen e saj. Dhe me këtë rast kaq të veçantë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.
Pas kthimit nga pushimet, dita e parë e punës pas pushimeve për të ka qenë më e veçanta që kemi parë ndonjëherë dhe kjo falë ndjekëseve të prezantueses ose siç i quan ajo ‘Gocat e Borës’. Vajzat me rastin e ditëlindjes së saj e kanë surprizuar me një buqetë të madhe me lule, pafund dhurata të paketuara dhe një kartolinë.
E duket se dhe pas kaq shumë ditësh, bukuroshes nuk i ka mbaruar ditëlindja pasi për të vijnë ende dhurata nga miqtë e saj të ngushtë dhe këtë e ka treguar vetë me anë të një Instastory.
Akoma dhurata dhe darkë për ditëlindje!
