Celebrities Gossip Showbiz

Ditën e sotme një person i rëndësishëm për Ermal Fejzullahun feston ditëlindjen!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Ermalin feston ditëlindjen dhe është pikërisht vajza e tij. Këngëtari ka postuar në Instastory një foto së bashku me të, ku dhe ka shkruar urimin e ditëlindjes me fjalët më të bukura.

Urime Ana, shpirti i babit, u rritsh me të gjitha të mirat në jetë! Të dua shumë!

Mirëpo, jeta si këngëtar që e detyron atë të jetë gjatë gjithë kohës në udhëtim për të qenë sa më pranë publikut me koncerte padyshim që e largon Ermalin nga të qëndruarit gjatë gjithë kohës me familjen e tij. Megjithatë kur bëhen të gjithë së bashku sigurohet të ndajë me ne një postim që të na ‘i bëjë sytë zemra’. Si ka bërë dhe së fundmi teksa ka ndarë një Instastory ku shfaqet e gjithë familja Fejzullahu duke darkuar.