Celebrities Gossip Showbiz

Ditën e sotme një person i rëndësishëm për Loredanën feston ditëlindjen!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Loredanën feston ditëlindjen dhe është pikërisht mamaja e saj. Këtë reperja e ka treguar me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto ku duken dy tullumbace, të cilat tregojnë se mamaja e Lorit mbush 69 vjeçe dhe gjithashtu diku në foto është edhe vajza e saj, Hana.

Lori ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj, por të të gjithë artistëve. E padyshim që këto përfitime ashtu si shumë momente nga përditshmëria e saj, bukuroshja ka zgjedhur t’i ndajë në rrjete sociale. Teksa vetëm para pak ditëshme anë të një Instastory, artistja ka postuar një video ku tregon një tufë të madhe me para. Jo vetëm kaq, por ajo ka ndarë edhe një tjetër postim ku shfaq sërish para dhe krahas ka shkruar: “Mjaft Lor”.