Celebrities Gossip Showbiz

Diva e muzikës, Jennifer Lopez, nuk zhgënjen as këtë herë!

Jennifer Lopez nuk zhgënjen asnjëherë kur bëhet fjalë për stil dhe diçka e tillë nuk ndodhi as në daljen e saj të fundit publike. E veshur me të bardha, Jennifer Lopez dukej vërtet bukur teksa mbërriti në një studio kërcimi në Los Anxhelos të martën.

Diva 52-vjeçare e pop-it dukej se nuk ishte e grimuar saj dhe kishte vathët e saj të mëdhenj si dhe flokët e kapur lart. Munguan nga krahu i Jennifer, binjakët e saj Emme Maribel Muñiz dhe Maximilian David Muñiz, nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony, e cila përfundoi në vitin 2011 pas shtatë vjetësh.

Lopez u pa për herë të fundit me të fejuarin e saj Ben Affleck të hënën mbrëma në klubin vetëm për anëtarët Soho House në West Hollywood. Çifti i njohur si ‘Bennifer’ kishte lidhje midis viteve 2002-2004 përpara se të rindeznin romancën e tyre në shkurt të vitit 2021 dhe ata u fejuan zyrtarisht në fillim të prillit.

Kujtojmë se për këngën e saj On My Way (Marry Me), Jennifer do të konkurrojë për trofeun e këngës më të mirë në MTV Movie & TV Awards 2022 të votuara nga fansat, që transmetohet më 5 qershor nga Barker Hangar i Santa Monica.