Celebrities Gossip Showbiz

Divorci nuk është një opsion/ Si kanë arritur Smith dhe Jada Pinkett Smith të kenë një martesë të lumtur?!

Çdo herë që një thashethem i ri parashikon fundin e martesës së tij me Jada Pinkett, aktori Will Smith ka gjithmonë të njëjtën përgjigje. Ai u shpreh për “MTV News” në vitin 2016 se:

 Divorci nuk mund të jetë një opsion. Me Jadën, u betuam para Zotit se do të jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë. Pra, ka dy rezultate të mundshme. Një, ne do të jemi së bashku deri në vdekje, ose dy, unë kam vdekur.

Aktorja amerikane, Jada Pinkett gjithashtu është shprehur se:

I thashë Will-it se nëse martohesh me mua, dije se do të jemi gjithmonë bashkë. Do të jemi nën të njëjtën çati dhe e di se nuk ka asnjë arsye që ai dhe unë të divorcohemi.

Jada tregoi në episodin e “Red Table Talk”:

Është një situatë që unë e konsideroj private. Ky është një udhëtim shumë personal që u bë publik.

Rreth katër vite e gjysmë më parë, gjatë një kohe që ajo dhe 52-vjeçari u njohën, Will Smith kishte një djalë të quajtur Trey Smith nga martesa e tij e parë me Sheree Zampino. Ndërsa në një intervistë të “Huff Post Live” në vitin 2013 Jada u shpreh:

Unë i kam thënë gjithmonë Will -it, se mund të bësh çfarë të duash për aq kohë sa mund ta shikosh veten në pasqyrë dhe ndihesh mirë. Sepse në fund të ditës, Will është njeri i lirë. Unë jam këtu si partnerja e tij. Ai duhet të vendosë se kush dëshiron të jetë dhe kjo nuk më takon mua ta bëj për të, ose anasjelltas.

Rikujtojmë se, pamja e re e Jada Pinkett Smith është thjesht e mrekullueshme! Moderatorja e emisionit “Red Table Talk” vendosi që të shfaqej qerose pasi bëri një bisedë frymëzuese me vajzën e saj, Willow. Ajo e zbuloi ‘look-un’ e saj të ri në “Instagram”, ku shkroi:

Willow më detyroi që ta bëja sepse ishte koha për ta lëshuar veten. Por të 50-at e mia do të jenë të mrekullueshme me këtë model.