1këngëx2 Celebrities

DJ Andy tregon eksperiencën më të çuditshme që i ka ndodhur para se të niste punë në Top Albania Radio!

Sot në përvjetorin e 24-të të Top Albania Radios ishte i ftuar në studio DJ Andy. Se si ka qenë fillimi në Top Albania Radio për të, ai na tregon më shumë vet:

Është fillimi më i çuditshëm, kam qenë emigrant në Itali, isha me pushime me familjen. E lash Shqipërinë kur nuk kishte radio, Top Albania Radion e dëgjova në aeroport, kisha eksperiencë në Itali më radion, sapo kisha filluar të prodhoja, kam ardhur kur ishte programi “Mix to mix”, erdha për t’a vizituar, për ta parë dhe në atë moment ka qenë Aldo që do të niste programin, po i thoja që unë bëj edhe DJ dhe më tha do të luash nja 2 këngë. Atë ditë bëra gysmën e programit, njoha Tanin i cili më propozoi të kthehesha në Shqipëri. Isha i ri, më ngacmonte shumë si ide dhe ashtu ndodhi, e lash Italinë dhe filluar një eksperiencë që ishte eksperiment. Unë them që shumë gjera të televizionit kanë ardhur nga radio. Një radio të mirë e bën shoqëria, është surpriza më e bukur.