Music Selected By

Dj Ankloe sjell ‘summer vibes’ vetëm për ju në “Selected By”!

Një ndër të voglat e familjes së madhe të Top Albania Radio-s është Dj jonë i vetëm femër, Dj Ankloe. Kujtojmë se dashuria e saj për muzikën ka filluar në një moshë fare të vogël, ku tashmë ka dy vite që e praktikon profesionin e saj si DeeJay. Ajo ka filluar të bëhet tepër e njohur gjatë jetës së natës në Tiranë, përpos suksesit të saj në radion më të dëgjuar e të dashur kudo.

Ndryshe nga hera e kaluar, në programin muzikor më të dëgjuar, “Selected By“, Ankloe do të sjellë muzikën më të mirë nga rryma dance, si dhe ‘summer vibez’ që do t’ju ngelin në mendje shumë gjatë.
Këto ritme do t’ju shoqërojnë përreth dy orësh, nga 20:00 deri më 22:00, të cilat nuk duhen humbur kurrsesi pasi janë zgjedhur me shumë kujdes nga Dj Ankloe.

Mos harroni që “Selected By” e gjeni çdo të dielë në Top Albania Radio, me muzikën më ‘in’ dhe më të mirë, përzgjedhur nga Dj me eksperiencë shumë vjeçare si dhe shumë të talentuar.