Celebrities Gossip Showbiz

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira postojnë një tjetër video emocionuese!

Fjalët tona u vërtetuan! Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja ditën e djeshme me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqet e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur duket qartë.

Vetëm pak më parë Dj Dagz ka postuar në Instagram një tjetër video emocionuese me Einxhel dhe mund të themi se këto janë momentet më të bukura që çifti na kanë falur deri më tani.

 

Lidhur me këtë lajm të bukur Dagz ka postuar në Instastory një foto lutjeje, ku shkruan:

Faleminderit Zot!

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohet sa më shpejt.

Kanë qenë të shumtë urimet nga miqtë e tyre, ku një ndër to edhe urimi i veçantë i mikeshës së tyre, Beatrix Ramosaj.