Celebrities Gossip Showbiz

Dj DAGZ ‘thumbon’ Beniadën: “Nuk do të dilja me një femër që pozon nudo!”

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Dy nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” të cilët që prej hyrjes së tyre sollën shumë ndryshime janë Dj DAGZ dhe Dj PM që luajtën brenda shtëpisë si një banor i vetëm. Një dalje e papritur ndodhi spektaklin e mbrëmjes së të premtes ku Dj PM dhe Dj DAGZ u larguan si më pak të pëlqyerit nga publiku me anë të televotimit.

Por, produksioni i dha mundësinë dyshes që të kalonin edhe një herë në televotim dhe vetëm një prej tyre të kthehej në shtëpi për të mos u privuar nga loja si individ i vetëm. Kjo gjë fillimisht nuk u pranua nga dyshja, por për respektin e publikut ata pranuan që njëri prej tyre të rihynte, por duke e lënë menjëherë lojën të nesërmen, pasi ata u futën si një dhe donin të dilnin si një i vetëm. Megjithatë, pasi banorët folën me Arbrin, ai ka vendosur të qëndrojë deri kur publiku të vendosë ta largojë.

E që pas ardhjes së tij banori duket të jetë edhe më aktiv. Së fundmi, në një bisedë të bërë në oborrin e shtëpisë së bashku me Trixa-n dhe Sarën, ai në mënyrë jo të drejtpërdrejt ka ‘thumbuar’ Beniadën, duke thënë se nuk do të dilte me një vajzë që pozon nudo.

Unë i thashë edhe Einxhel nëse e ke bërë një herë s’ka problem por nëse ti je një tip që pozon nudo mua nuk më pëlqen. Kurrë në jetë nuk do të dilja me një femër që pozon nudo.

Epo, DAGZ urojmë që Beniada mos ta dëgjojë këtë…