Celebrities Gossip Showbiz

Dj Geek sapo lajmëroi lançimin e albumit të tij dhe ka një super surprizë për ne…

Tanimë, të deklaruar në publik, Dafinën dhe Dj Geek i shohim shpesh të postojnë bashkë në rrjete sociale. Të dy janë çift në jetën private, ashtu si dhe në atë profesionale.

E duket se pjesë e projektit më të ri të Dj Geek nuk mund të mos ishte edhe partnerja e tij e zemrës, Dafi. Teksa ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lançojë një mini-album (EP), ai ka treguar se në intro-n prezantuese mund të dëgjojmë dhe bukuroshen, duke na treguar se ajo është mbështetja e tij më e madhe. Do të na duhet të presim edhe pak për këngën e parë të albumit.

Jam shumë i emocionuar t’ju prezantoj të gjithëve me EP-në time, ky është prezantimi me vokalin dhe bukurinë e Dafina Zeqirit “Love of Mine. Mezi pres t’ju tregoj më shumë. Love of mine nesër në ora 18:00.

Dyshja madje kanë dhe një këngë bashkë, ku u prezantuan në publik si çift para dy vitesh. Asokohe, kënga “Alo” pati shumë sukses dhe të dy dukeshin shumë të dashuruar në klip. Kënga numëron afro 17 milion klikime, mund të themi një shifër shumë e lartë.

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.