Celebrities Music

DJ i famshëm shqiptar tanimë në ‘Billboard’-in e “Times Square” në New York!

Së fundmi në “Times Square” në New York është vendosur një reklamë e madhe promovuese për artistin shqiptar tanimë me famë ndërkombëtare, DJ Regard. “Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae, kënga e re: “YOU”,-shkruhej në ‘Billboard’.

Këtë sukses artisti e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet një postimi në Instagram dhe ka cituar fjalët:

Faleminderit shumë Spotify, kjo është e mrekullueshme. You me Troye Sivan dhe Tate McRae është publikuar tanimë në të gjitha platformat.

Reklama, e mundësuar nga platforma Spotify, është vendosur me arsyen e promovimit të këngës së re të Regard të titulluar “You”. Kjo njëherësh ka të bëjë me bashkëpunimin e DJ kosovar me këngëtarin e kompozitorin australian, Troye Sivan si dhe artisten kanadeze, Tate McRae.

Rikujtojmë, se më herët në ekranet e “Times Square” janë vendosur edhe sukseset e artisteve të tjera shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Rikujtojmë gjithashtu se artisti nga Ferizaj, u fut edhe në listën e 100 artistëve me ‘Këngët Më Të Mira Të Vitit 2020’, dhe kjo falë suksesit në bashkëpunimin muzikor me artisten britanike, Raye.