1këngëx2 Celebrities

Dj Olti rikthehet në zyrat e TAR pas shumë vitesh me një mesazh…

Me rastin e 24-vjetorit të Top Albania Radios, i ftuar në studio ka qenë Olti Kazaferi, apo siç njihet nga të gjithë si Dj Olti. Edhe pse ka kohë që është shkëputur nga TAR, Olti sërish ndjen po të njëjtin emocion kur përmendet emri i kësaj radioje. Si duket tani për Oltin pas kaq vitesh kur dikur ka qenë pjesë kryesore e TAR?

Kanë qenë fillimet e Top Albania Radios dhe fillimet e mia. Edhe pse tani nuk kam më të njëjtin funksion, nuk më ndahet emri Dj Olti. Por më pëlqen.

Po kur shikon ambientet e reja tashmë, si i duken?

Ambientet janë më të reja, më të mira. Kanë kaluar shumë kohë, unë kam qenë kur ambientet ishin vetëm në një apartament. Por më vjen mirë për të gjithë që punojnë këtu. Emri Dj Olti do të jetë gjithmonë me mua, kështu do të na kujtojnë të tjerët gjithmonë. Ky emër më ndjek edhe pse tani nuk bëj këtë punë. Tani teknologjia ka ecur, por në makinë nuk mund ta shmangësh dot radion. Çelësi kryesor i Top Albania Radios ka qenë dhe mosha. Ishte dhe një lloj pasioni. Më parë flije dhe në radio (qesh). Kur kishim emision herët në mëngjes, çfarë të bënim, flinim një orë. Djemtë punonin shumë, kishin fantazi, radiot e tjera deri diku e kopjonin Top Albania Radion. 

Olti nuk mund të mos jepte dhe një urim për Top Albania Radios:

I uroj Top Albania Radios jetëgjatësi pafund. Juve ju uroj të vazhdoni kështu dhe radio të vazhdojë të jetë më e mira. I uroj të bwhet 100 vjeç.