Celebrities Gossip Showbiz

Dj Pm do të maskohet si shtrigë për këtë Halloween? Sarah Berisha na bën kurioz me postimin e fundit!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Tashmë jemi shumë afër Halloween dhe disa nga artistët tanë na kanë treguar kostumin dhe personazhin që kanë vendosur të maskohen e disa ende nuk e kanë zbuluar. Ditën e sotme Sarah ka ripostuar në Instastory fotot e familjes së blogeres së njohur italiane, Chiara Ferragni, ku kanë treguar se si ata kanë zgjedhur të maskohen këtë vit. Ajo çfarë mori vëmendjen ishte shkrimi i Sarës në story, ku i është drejtuar partnerit të saj, Dj Pm që të bëhet gati të vishet si një shtrig, duke na bërë kureshtar nëse me të vërtetë këtë vit çifti ka zgjedhur këtë maskim.

Bëhu gati Dj pm të vishesh si shtrigë!

Sarah gjithmonë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e Dj Pm, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit në Instastory. Bukuroshja ka postuar një video të tij, teksa dukej shumë i lumtur duke dëgjuar një këngë, ku me anë të saj na ka zbuluar edhe një lajm të ri. Sara na ka treguar se shumë shpejt Dj Pm do të vij me një projekt të ri muzikor, për të cilin është shumë entuziast, ama nuk e dimë ende se me cilin prej artistëve do të vij këtë herë në bashkëpunim dhe nëse do të jetë vetëm apo si gjithmonë me kolegun dhe mikun e tij, Dj Dagz.