Celebrities Gossip Showbiz

Dj PM duket se paska një ‘ankesë’ për Sarën!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin. Së fundmi dyshja ndodhen në bashku me pushime dhe ka qenë PM ai që ka postuar një foto të bukuroshes teksa janë duke drekuar dhe krahas ka shprehur një ‘ankesë’ plot humor që ka nga partnerja e tij.

Ndoshta paguan ndonjëherë edhe kjo  

E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Pas përfundimit të aventurës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjithmonë e më shumë shtohet kureshtja se çfarë ndodh me të në përditshmëri. Së fundmi, teksa ai ka qenë i ftuar në një intervistë ka zbuluar pak nga fillimi i karrierës së tij ku pa asnjë ngurrim është shprehur se ka punuar si banakier për një shumë të vogël parash duke u bërë kështu një frymëzim për shumë të rinj.