Music Selected By

Dj Wizii sonte në “Selected by”!

E diela është dita perfekte për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës në punë, shkollë apo dhe prej komunikimit me shumë njerëz. Sidoqoftë, Top Albania Radio ju vjen gjithmonë në ndihmë çdo të dielë në orën 20:00, me një maratonë dy orëshe me muzikën më të mirë që mund të dëgjoni.

Me “Selected By”, tashmë një program shumë i dashur për të gjithë ju, ku këtë herë do të jetë nën drejtimin e DeeJay-t më të kërkuar në jetën e natës, Dj Wizii.

Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj jonë, një larmishmëri rrymash, Sigurisht nuk do të mungojnë këngë shumë të veçanta, që dyshojmë t’i keni dëgjuar ndonjëherë dhe hitet më të mëdha që na kanë shoqëruar të gjithëve ndër vite…

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.

Mos harroni! Në orën 20:00.