Lancio Music

Dj XXL na kthen pas në kohë në “Selected By”

“Në këtë format unë tregoj dëgjimet e mia të para, muzikën që më ka shoqëruar ndër vite, thënë kjo, në këtë bllok muzikor do të përjetoni ndryshimet që kanë ndodhur në muzikë, hitet më të mëdha të artistëve ndërkombëtarë që adhurohen edhe sot.” – Janë këto fjalët e Dj XXL i cili sjell këngë shumë të veçanta mbrëmjen e sotme në “Selected By”.

Ora 20:00 sjell atë për të cilin secili nga ne ka nevojë mbrëmjen e së Dielës, muzikë të mirë dhe këngë të përzgjedhura me shumë kujdes dhe dashuri vetëm nga Dj resident të TAR. Këtë mbrëmje, vëmendjen tuaj do e rrëmbejë Dj XXL i cili duket se ka shumë për të thenë rreth përgjedhjeve muzikore në “Selected By”.

Të preferuarit e mi janë të shumtë, por unë jam rritur me Madonnën, Michael Jackson, Whitney Houston, Tina Turner, Elton John, George Michael, Pet Shop Boys, Roxette, Depeche Mode, U2, Prince, Irene Cara, Samanta Fox etj. Gjithmonë kam qenë tek pjesa Pop, Pop Rock ose Dance. Sonte do të kemi mundësi të ndjekim pak nga të gjjthë këto që përmenda më lart. Ky është formati më i ri që sjell Top Albania Radio që na bën të ndihemi më afër me njerëzit. Unë i bashkohem sonte për hërë të parë duke qenë se tregoj vetë historinë time dhe besoj se do ta pëlqeni sepse do t’ju rikthejë pas në kohë duke përjetuar emocione dhe nostalgji.” – përfundon XXL.

Pra, dëgjohemi sonte në orën 20:00 në radion më të dashur të të gjithë shqiptarëve.