Celebrities Showbiz

Djali i aktorit të njohur Will Smith tanimë ka restorantin e tij modest ku i shërben ushqim falas të pastrehëve!

Jaden Smith, djalit i aktorit të njohur Will Smith, ka një restorant në Los Anxhelos të quajtur “I Love You” (Të dua) me mision të ofrojë ushqim falas për individët e pastrehë në lagjen Skid Row. Restoranti synon t’u shërbejë personave në nevojë, duke inkurajuar gjithashtu klientët që paguajnë të kontribuojnë duke paguar më shumë se kostoja aktuale e vaktit të tyre, për të mbuluar koston për një person të varfër që nuk ka mundësi të përballojë kostot e ushqimit.

Ai e shpërndan ushqimin falas përmes një kamioni ushqimor duke siguruar gjithashtu ujë të pijshëm dhe të pastër për komunitetet në nevojë.

Rikujtojmë, se mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar shkaku i konflikteve, ndryshimeve klimatike, efekteve të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë. Pasiguria akute ushqimore përshkruan situatën kur jeta e një personi vihet në rrezik shkaku i pamundësisë së tyrë për të konsumuar ushqim adekuat. Raporti Global për Krizat e Ushqimit, një aleancë e organizatave humanitare e themeluar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, tha se njerëzit u përballën më vdekje nga uria në shtatë vende; Somali, Afganistan, Burkina Faso, Haiti, Nigeri, Sudan të Jugut dhe Jemen.