Celebrities Music

Djali i Alban Skënderaj dhe Miriam Cani merr një dhuratë shumë të veçantë për 1 vjetorin

Sot Duam-i i vogël feston ditëlindjen e tij të parë. Megjithëse festimet e kësaj dite kaq të veçantë për të ai nuk do t’i mbajë dot mend kur të rritet, dyshja e artistëve janë siguruar që ai të ketë një kujtim të veçantë.

Me rastin e ditëlindjes së vogëlushit të saj, Miriam ka publikuar një projekt muzikor kushtuar vetëm Duam-it. Kënga quhet “Sa shumë të dua” dhe është një baladë vërtetë e këndshme.

Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi me shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam.

Këtë prurje kaq të bukur të gjithë ju mund ta votoni për ta bërë pjesë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura shqiptare në topawards.top-channel.tv