Celebrities Gossip Showbiz

Djali i Bora Zemanit ka një ‘fiksim’ të çuditshëm që do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Së fundmi Bora ka treguar se po bëhet gati për të shkuar me pushime me djalin e saj, Arborin dhe me anë të një video në ‘Instastory’ ka treguar se ka një problem në përgatitjen e valixheve me ‘fobinë’ e vogëlushit të saj. Arbori duket i inatosur me moderatoren, pasi nuk pranon të marrë me vete bluze me kopsa.

Nuk pranon në valixhe bluze me kopsa!

Asnjëherë nuk i ka dashur kopsat.

Epo probleme të tilla kanë të gjitha mamatë me fëmijët e tyre…

E teksa padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut. Së fundmi jo për ndonjë dedikim, ‘thumb’ apo projekt të ri në karrierën e saj por për ndjekësit e saj që e duan dhe e mbështesin në çdo hap të sajin. Me anë të një Instastory Bora na ka treguar një video shumë emocionuese që ndjekësit e saj kishin krijuar për prezantuesen, krahas është shprehur për ta me fjalët më emocionuese.

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.