Celebrities Showbiz

Djali i Eddie Murphy në një lidhje romantike me vajzën e Martin Lawrence!

Eric Murphy, djali i artorit të famshëm të filmave komedi, Eddie Murphy, është në lidhje me Jasmin Lawrence, vajzën e aktorit Martin Lawrence. Çifti i ri, prindërit e të cilëve janë aktorë dhe komedianë legjendarë, janë në marrëdhënie romantike tashmë.

25-vjeçarja Jasmin, në fundjavën që lamë pas i ka uruar ditëlindjen Eric-ut dhe është shprehur tejet e lumtur që e ka pranë saj.

Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jam shumë e bekuar që të njoh, të dua dhe të kam në krah. Gëzuar, për më shumë bekime, të qeshura dhe kujtime të bukura! Të dua shumë!

Ndëkohë, Eric, 32 vjeç, në muajin e kaluar ka publikuar një fotografi me të dashurën duke shkruar:

I dashuruar kokë e këmbë!

Baballarët e tyre, aktorët Eddie Murphy dhe Martin Lawrence, kanë luajtur së bashku në filmat “Bumerang” në vitin 1991 dhe “Life” në vitin 1992.

Eric është fëmija më i madh i Eddie-t nga lidhja me ish-të dashurën Paulette McNeely. Jasmin është vajza më e madhe e Martin, ndërsa Patricia Southall është nëna e saj. Djali i Murphy-t është skenarist dhe aktor, ndërsa vajza e Lawrence në vitin e kaluar aktroi me babanë në filmin “Bad Boys for Life”.