Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Djali i ish-presidentit Trump fejohet pas 4 vitesh lidhjeje me gazetaren e ‘Fox News’!

Djali i ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Donald Trump Jr. është fejuar së fundmi me partneren e tij, Kimberly Guilfoyle. 44-vjeçari dhe prezantuesja e njohur 52 vjeçare e ‘Fox News’ janë në lidhje që nga viti 2018. Një burim ka thënë për “DailyMail” se:

Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit, që është dhe ditëlindja e Don. Ata janë së bashku prej katër vjetësh dhe njihen prej rreth 15 vitesh.

Cifti e kanë mbajtur private lidhjen e tyre vitin që shkoi teksa u vendosën në Florida pas largimit nga New York-u. Ata janë të fokusuar në punën dhe fëmijët e tyre, përkatësisht 5 fëmijë të Donald Trump Jr nga martesa me ish-bashkëshorten e tij Vanessa si dhe fëmija e gazetares Kimberly.

Rikujtojmë, se të shtunën Don Jr. Celebroi ditëlindjen e tij të 44-rt në mbrëmjen gala të babait të tij në rezortin Mar-a-Lago në Florida. Aty dyshja ishin veshur me të zeza, tepër klasik dhe Kimberly, tregonte dhe unazën gjigante të fejesës.

Në eventin e organizuar ata që nuk kishin siguruar dot ftesë duhet të paguanin biletën prej 1000 dollarësh për person. Në festë morën pjesë disa miq të Trump, si Rudy Giuliani, kongresmeni Matt Gaetz, dhe djali i ish-presidentit, Eric. Të gjithë në festë nuk respektuan për asnjë moment masat anti-COVID.

Florida është një ndër shtetet amerikane me numrin më të madh të rasteve të reja në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Gjatë javës së kaluar, mesatarja ditore e rasteve ishte mbi 26 mijë. Në sallën kryesore në Mar-a-Lago, ku u organizua festa e Donald Trump, ishin rreth 700 persona.