Showbiz

Djali i Madonës i droguar, arrestohet me dhunë nga policia!

16-vjeçari Rocco Ritchie është arrestuar dhunshëm nga autoritetet londineze pasi fqinjët e tij kishin raportuar se adoleshenti është konsumues i rregullt i kanabisit dhe alkoolit dhe kjo gjë po ndikon edhe tek moshatarët e tij.

Ai është kapur duke konsumuar substanca narkotike rrugëve të londrës por e ka mohuar këtë gjë duke bërë që policia të kontrollojë me dhunë çantën dhe sendet e tij personale.

Ata kanë gjetur një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe menjëherë më pas është arrestuar bashkë me shokët që e shoqëronin. Përsa i përket Madonës apo të atit të tij Ray Ritchie, ata janë ende të tronditur nga kjo ngjarje dhe janë të shqetësuar për djalin e tyre.

Asnjë nga familjarët nuk ka pranuar të flasë në media për këtë gjë por Madona i është adresuar ndjekësve të saj në rrejte sociale që të mos irritohen por të tregohen të kuptueshëm kundrejt familjes dhe djalit të saj, në fund të ditës këto mbeten probleme personale familjare.