Celebrities Gossip Showbiz

Djali i Madonna-s feston 16-vjetorin dhe ndan me ne pamjet brenda festës madhështore!

Diva e muzikës, Madonna u shpreh se ka “aq shumë për të qenë mirënjohëse”, pasi festoi ditëlindjen e 16 -të të djalit të saj David Banda në një festë familjare ditën e djeshme.

Mbretëresha e Pop -it, 63 -vjeçe, postoi në Instagram një seri fotosh nga festa, teksa ka ‘mbuluar’ djalin e saj të birësuar me dhurata dhe ka dekoruar shtëpinë e saj me balona të personalizuara.

Madonna e ka adoptuar Davidin nga një jetimore në Malavi kur ai ishte vetëm 13 muajsh, duke pranuar se nuk e kishte idenë se djali i saj i vogël do të bëhej një “forcë e natyrës”. Ajo ndau një galeri me fotografi nga festa familjare për ditëlindjen e Davidit.

Këngëtarja e hitit ‘Vogue’ ndau një pamje nga dekori i ditëlindjes së shtëpisë të kompletuar me balona ari që mbanin të gdhendur emrin e djalit të saj.

Në një tjetër fotografi shfaqej Madonna duke parë gjithë krenari David, teksa hapte kartolinat e ditëlindjes, ndërsa në një tjetër, gjithashtu duke pozuar me pulovrën e tij të re me fjalën “Artist” në anën e pasme të saj. Në këtë karusel, Madonna ndau gjithashtu me ndjekësit një video ‘funny’ të filmuar nga vajza e saj Estere, nëntë vjeçare, ndërsa ajo luante me filtrat e Instagram.

Duke uruar djalin e saj, Madonna shkruajti krahas postimit:

Sweet 16 në oborrin e ri të shtëpisë sonë! Kaq shumë për të qenë mirënjohëse !! #davidbanda.