Celebrities Showbiz

Djali që do t’i ‘rrëmbejë’ zemrën Beniadës duhet të jetë…

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Por, përpos këtyre nuk mungojnë as momentet plot humor që na falin banorët.

Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada. Bukuroshja shpesh has vështirësi në të folur, kjo pasi ajo është rritur në Itali dhe edhe pse nuk e ka harruar gjuhën e saj, theksi italian gjithmonë e pengon paksa.

Me pozitivitetin dhe energjinë që përcjell brenda, ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe njerëzve që e ndjekin nga jashtë. Duke qenë se ajo deklaroi statusin si beqare, Beniada është ngacmuar nga banorët për partnerin që do ta ketë në të ardhmen. Në një diskutim me Dritanin dhe Arbrin, modelja thotë se nuk beson që do të marrë një burrë shqiptar pasi nuk përshtatet me kulturën në të cilën është rritur.

Ndoshta as italian, as shqiptar. Ndoshta do të njoh një tajlandez ose ndoshta do të njoh një argjentinas. Kjo gjë s’ka pasur asnjëherë rëndësi. Të gënjej nëse them shqiptar. Nuk kam jetuar këtu, kur kam njohur shokë shqiptar, shoqe, kam parë që kultura ime me të tyren nuk përputhet.

Rikujtojmë se, ajo ka shkrirë së qeshuri banorët me shqiptimin e emrit të këngëtarit Yll Limani. Teksa Einxhel e ngacmon atë që t’ia shqiptojë emrin, Beniada shprehet se nuk e thotë dot si duhet. Dhe ashtu si papritur, emri Yll Limani, tashmë është “Ydhi Dhimani”.

Nuk e thuj dot ashtu si të vjen ty. Ydhi Dhimani.