Celebrities Gossip Showbiz

“Dje, sot, përgjithmonë”, Bleona në shtëpinë e politikanit të njohur në Kosovë!

Që Bleona Qereti nuk di të plaket kjo tanimë është e ditur. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik.

Bukuroshja gjithmonë është njohur për miqësitë e saj me personazhe të njohur të showbiz-it dhe Bleona asnjëherë nuk ka ngurruar t’i tregojë ato. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka qenë e ftuar në shtëpinë e një politikani shumë të njohur në Kosovë me të cilin ka treguar se ka një miqësi shumë të mirë. Bëhet fjalë pikërisht për ish- kryeministrin Haradinaj.

Teksa ka publikuar disa foto me bashkëshorten e tij Anitën dhe vetë Haradinajn, Bleona ka treguar se ka qenë e ftuar në shtëpinë e tyre.

Dje, sot, përgjithmonë

Me më të mirin prej krejtve

Së fundmi e kemi parë Bleonën edhe në televizionin shqiptar pas një mungese të gjatë mund të themi.

Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka premtuar se do bëhet një yll i madh ashtu si të gjitha artistet me famë ndërkombëtare. Duket se Bleona Qereti nuk po lë gjë pa provues e pse jo fundja kur Amerika thuhet se është toka ku ëndrrat bëhen realitet. Së fundmi, krahas projekteve muzikore, këngëtarja shqiptare i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike në SHBA.