Fashion

Djema! Është koha që t’i merrni më seriozisht puantet tani!

Këpucë të ndara sipas gjinisë? Kjo ka ikur që me sezonin e kaluar. Tani ka ardhur koha e një risie të re duke qënë se markat e njohura të këpucëve po i marrin më seriozisht dhe po qortojnë gjithnjë e më shumë normat gjinore duke zgjeruar gamën e gjerë të tyre. Lëvizja është përqendruar në veçanti tek pupat ose siç njihen ndryshe edhe puante, falë marakve si ‘Syro’, ‘Roker’ dhe ‘Rick Owens’. Por tani, ka një stil më të ri pa gjini që po merr vëmendje.

Ndërkohë që puantet e baletit kanë qenë që nga vitet 1940 për gratë, kur Repetto i solli ato në treg, ideja që burrat t’i veshin ato nuk ishte menduar. Por që kohëve të fundit po merret më seriozisht si një propozim disi i ri megjithëse vlen pë t’u theksuar fakti se balerinët i kanë veshur ato prej vitesh. Disa sezone më parë, trendi me të vërtetë mori një hov. Shfaqjet e modës në pranverën e vitit 2020 në Bode, Jil Sander dhe Dries Van Noten, të gjitha debutuan me stile unike dhe elegante të baletit.

Tani për tani ‘Maison Margiela’ po i shet këto pupa të zeza ‘Tabi’, dhe detaji me gishta të ndarë është një shtesë interesante për këpucët e papërshkrueshme. Në rast se keni nevojë për më shumë frymëzim nga ky stil atëherë ju duhet të prisni pak sepse skenat e fundit me stilin e rrugës në pranverën e vitit 2022 në Evropë ku gjithashtu disa burra do shfaqen dhe do të tregojnë se si t’i vishni ato.