Celebrities Gossip Showbiz

Djemtë i sugjerojnë filma horror, Beniada jep përgjigjen epike!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Shpesh, bukuroshja ndan me ne në rrjete sociale momente shumë ‘funny’ nga përditshmëria e saj dhe pak minuta më parë, ajo ka zhvilluar një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ku i ka kërkuar t’i japin sugjerime për filma. E një prej tyre i ka treguar ‘The Conjuring 2’, një film horror. Përgjigja e Beniadës nga ana tjetër është epike. Ajo shprehet se i kupton vajzat beqare që i sugjerojnë ‘365 ditë’, por nuk kupton dot djemtë që i sugjerojnë filma horror.

Epo, të drejtë ke Beni…

E ftuar në ‘Më lër të flas’, Beni u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë ajo.

Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.