Celebrities Showbiz

“Do bëj tifo për ty”, nisin ironitë e para mes Eixhel dhe Tanit në “Big Brother VIP”!

Duke qenë se dita ditës po i afrohemi më shumë finales së “Big Brother VIP” normalisht që edhe strategjitë e banorëve pothuajse janë kuptuar tashmë. Disa prej tyre janë kthyer nga miq në rivalë, e disa të tjerë kanë vendosur të ‘zgjohen’ nga gjumi nga ku kishin rënë dhe të krijojnë polemika dhe debate me njëri-tjetrin.

Një nga këta të fundit është dhe Tani. Ai ka nisur lojën e tij më 5 janar së bashku me katër konkurrentë të tjerë dhe ishin banorët e fundit që hynë brenda shtëpisë. Thënë kjo, ata ishin më pak në avantazh se të tjerët dhe do të duheshin që të tregoheshin të shpejtë për të bërë lojën e tyre.

Tashmë Tani duket se e ka kuptuar ‘mesazhin’ dhe ka nisur debatet dhe ironitë e para në shtëpi. Mbrëmjen e kaluar ai pati disa diskutime me Einxhel ku nuk munguan as ‘thumbat’.

Ai i tha asaj se ai, Iliri, Donaldi, Monika dhe Arjola janë pesë finalistët dhe se ajo është jashtë kësaj liste. Ndërsa Einxhel u shpreh se do të bëj tifo për të.

Tani: Jam unë, Iliri, Donaldi, Monika dhe Arjola. Ti ngelesh jashtë.

Einxhel: Ilirin dhe Donaldin e the që ta mbash mirë me të dy? Apo fillove edhe ti një dorë këtej, një dorë andej?

Tani: Do të jetë një finale e bukur…

Einxhel: E vërtetë. Unë do të bëj tifo për ty nga jashtë. 

Tani: Bëj gafë dhe nuk bën. Ti do bësh tifo duke ngrënë sushi. 

Einxhel: Unë do të bëj disa banderola të mëdha “Go Tani”.