Celebrities Gossip Showbiz

“Do i bija më shkurt…” Enca flet për të famshmin për fallso të showbiz-it!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Si një personazh pa filtra dhe komplekse, Enca teksa ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj është kërkuar të tregojë se kush është personazhi i famshëm më fallso i showbiz-it tonë.

Edhe pse nuk ka treguar emra, bukuroshja nuk ka ngurruar të hedhë një ‘thumb’ për kolegët.

Do i bija më shkurt po të përmendja the real ones (personazhet e vërtetë)

Edhe pak kohë më parë, Enca zbuloi se një VIP i ka shkruar në rrjetin social Instagram, por pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje i ka fshirë mesazhet. Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të Encës, e cila e ka kapur ‘screenshot’. Atë e publikoi duke i mbuluar emrin, megjithatë pyeti ndjekësit nëse duan ta dinë se kush është.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka disa muaj nga lançimi dhe ka arritur mbi 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë.