Celebrities Gossip Showbiz

“Do kërkoj të hapen kamerat, në të kundërt largohem nga shtëpia!” Plas debati mes Beniadës dhe Palomës!

Spektakli i mbrëmjes së djeshme ka ndezur debat mes banorëve, pasi thashethemet gjatë ditëve mes tyre “dalin zbuluar”. Kështu duket se ka ndodhur edhe mes Palomës e Beniadës, ku biseda e tyre për Granitin u shfaq mbrëmjen e djeshme. Pjesa ku kjo e fundit u shpreh se Graniti nuk është tipi i saj, shkaktoi debat mes saj dhe Palomës.

Beniada e akuzoi Palomën se shtrembëroi fjalët e saj me qëllim për të nxitur debat. Kjo e fundit nuk reagoi mirë ndaj kësaj akuze dhe ju kthye ashpër Beniadës, duke i thënë:

Ti më erdhe mua në tavolinë dhe fillove të diskutojë për Granitin. Të gjitha janë të xhiruara dhe unë do kërkoj të hapen kamerat, në të kundërt unë do të largohem nga shtëpia.

Mbrëmjen e djeshme, Paloma u ballafaqua për herë të parë me bashkëshortin e saj pas deklaratës, ku ajo zbuloi për gjithë publikun dhunën e ushtruar nga ai. Fillimisht, në formën e një shakaje, ajo mori një ‘dhuratë’ nga Andrei si “Aktorja më e mirë” dhe më pas diskutuan duke sqaruar gjërat mes tyre.

Paloma gjithashtu u shpreh se  po planifikon të zgjerojë familjen e saj, edhe me një fëmijë tjetër, me një motër ose vëlla për Lunën.