Celebrities Gossip Showbiz

“Do marr hak, nuk do e lë me kaq…”, Olta bisedon me Kristin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Oltës nuk i del ‘e keqja’ me Luizin. Ata të dy u përplasën ashpër gjatë ditës së sotme, ku përdorën dhe fjalë të ulëta. Duke folur me Kristin, Olta i tha atij që do hakmerret ndaj Luizit. Kristi e këshilloi Oltën që të mos bjerë në nivelin e tij, sepse në atë mënyrë do të prishë imazhin që ka. Ama Olta tha se nuk mund të rrijë pa reaguar kur dikush i përmend moralin dhe se reagimi nuk do e dëmtojë imazhin e saj, për aq kohë sa publiku e kupton situatën.

Olta: Do marr hak në formën time pa dal nga korniza ime, pa u bërë vulgare… do marr hak…

 

Përplasje të forta pati mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurrentët, kaluan në ofendime të rënda me njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat. Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente E revoltuar Olta u shpreh gjithashtu ndaj Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.