Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Do ndahemi…”, Big Brother Vip bëhet ‘mollë sherri’ mes Argjirës dhe Gracianos!

Shumë të komentuar në media, Argjira dhe Graciano ishin të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, ku zbuluan detaje shumë interesante nga marrëdhënia e tyre dhe jo vetëm. Ndërkohë, teksa u shprehën për miqtë e tyre të cilët janë pjesë e “Big Brother Vip”, Argjira gjithashtu zbuloi se “BBV” mund të ishte arsye për debate mes tyre. E pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Argjira u përgjigj si më poshtë.

Jo, nuk do pranonim të ishim pjesë e “Big Brother Vip”, as çift.

Ndërkohë, duket se Graciano ka një tjetër mendim, teksa zbulon se pa Argjirën ai do të dëshironte të përjetonte këtë eksperiencë kaq të veçantë për herë të dytë.

Me Argjirën nuk do të kisha qejf, pa Argjirën do të kisha hyrë. Një ditë i thashë po nëse futem, ajo më tha ndahemi. Ishte shumë e prerë përgjigja.

Gjithashtu, duket se, Graciano jo vetëm që do të pëlqente të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por do ta përkrahte edhe Argjirën në këtë vendim.

Por, unë do e mbështesja Argjirën nëse do të futej, edhe pse ajo jo… Argjira mjafton të rrijë siç është. Ajo është shumë pozitive, do ishte serioze, do i kishte peshë fjala, do kishin shumë njerëzit çfarë të mësonin… Unë jam mendjehapur, por thjesht ideja që do i afrohej dikush, mua do më bezdiste shumë.