Celebrities Gossip Showbiz

“Do ta kalojmë këtë sfidë!”, partneri i dedikon fjalët më të ëmbla Fjolla Morinës

Gjithë mediat ‘shpërthyen’ nga video e arrestimit të Fjolla Morinës për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për këngëtaren, e cila u arrestua 2 ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg.

Megjithatë, këngëtarja befasoi disa ditë më parë me aktivitetin e saj në rrjete sociale, teksa mendohet se ajo është në paraburgim. Fjolla Morina publikoi në Facebook-un e saj një fotografi ku mban në krah vajzën e saj të vogël, teksa dukej se ishte në një resort shumë luksoz me pishinë. Jo vetëm kaq, por Fjolla i konsideroi gënjeshtra titujt e portaleve të cilat tregonin se ajo ishte në paraburgim.

Ditën e sotme ka reaguar bashkëshorti i Fjollës, Fisnik Syla, i cili ka publikuar në llogarinë e tij në  Instagram një  fotografi nga dita e dasmës së tij me këngëtaren, teksa i ka dedikuar asaj fjalët më të ëmbla dhe romantike.

Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime!