Celebrities Gossip Showbiz

Do të bëhet së shpejti nënë? Jori Delli bën deklaratën e papritur!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Jori Delli ka habitur me deklaratën e saj, ku teksa ka postuar një video në Instastory duke mbajtur në krahë një fëmijë të porsalindur është shprehur duke iu drejtuar hallës së saj dhe edhe ajo dëshiron të ketë një fëmijë. Deri më tani Jor ka deklaruar se nuk është në një lidhje, por mesa duket nga dita e sotme do jetë në kërkim të babait të fëmijës së saj.

Së fundmi disa foto kanë qarkulluar në rrjete sociale, ku një Instagram me emrin e shoqes së Luizit, Jurgenës, me të cilin Luizi ka pranuar se ka pasur një njohje jashtë, e cila ka qenë personi që menaxhoi prej kohësh Instagramin e tij ka postuar disa foto nga një hotel në Gjakovë, ku ndodhej edhe Luizi. Në një postim gjithashtu ka shkruar se do sqaroj disa gjëra dhe me aq sa është kuptuar nga fotot duket sikur është në shoqërinë e Luizit. Nuk dihet nëse këto janë të vërteta, por dihet se fotot kanë qarkulluar kudo.