Celebrities Gossip Showbiz

“Do të duhet një si unë, kur të ta bëjnë njësoj siç ma ke bërë mua”, Fifi paralajmëron këngën e re dhe ne na duket si një dedikim!

Ajo është padyshim këngëtarja më energjike e skenës shqiptare. Këngët që ajo sjell pëlqehen dhe kthehen menjëherë në hite. Besoj e merrni me mend që po flasim për Fifin. Këngëtarja di më së miri si ta ‘hedhi dhimbjen në letër’ këtë gjë nuk mund ta mohojmë.

E së fundmi, duket se pritjes i ka ardhur fundi. Fifi ka lajmëruar me anë të disa postimeve në Instagram se do sjellë një projekt të ri muzikor. Teksa ka postuar një karusel fotografish që duken të jenë nga klipi i këngës së re, ajo ka treguar dhe pak nga teksti i saj, që më shumë ngjason me një dedikim dashurie. Shoqëruar dhe nga ’emoji-t’, kjo gjë shton edhe më shumë dyshimet, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe një nga zhanret që këngëtarja di të bëjë më mirë.

Sa ko me t’u dasht ni pikë dashni nga une .. kur ta bojnë njejtë qysh ma ke bo mu    

Kujtojmë se single i fundit i Fifi është “Maniak i dhimbjes” që padyshim u pëlqye tepër nga publiku. Vëmendje shumë të madhe mori dhe pjesëmarrja e ish- konkurrentit shumë të përfolur të “Për’Puthen” Fation Kuqari. Kënga ka afro 14 milion klikime duke rezultuar kështu shumë e pëlqyer.